21 Shtator 2025
21:26
Telesport
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit për javën e katërt në Bundesligë. Në “Signal Iduna Park”, Dortmund fitoi 1-0 ndaj Wolfsburg. Golin e fitores për verdhezinjtë e shënoi Karim Adeyemi në minutën e 20-të, me një goditje shumë të bukur nga distanca. SHIKOGOLIN
Pas 4 javëve, Dortmund mban vendin e dytë me 10 pikë, dy pikë më pak se Bayern Munich i vendit të parë.
Edhe pas largimit të Erik ten Hag dhe ardhjes së trajnerit të ri, Kasper Hjulmand, Leverkusen vazhdon me formën jo të mirë. Sot “Aspirinar” nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në fushën e tyre ndaj B. Monchengladbach.
Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë, Tillman shënoi për vendasit në minutën e 70-të, pas asistit të Schick, ndërsa miqtë barazuan në shtesë me Tabakovic. Leverkusen renditet në vendin e 11-të me vetëm me 5 pikë pas 4 javëve.
