Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Trajneri kampion zbulon fituesin e “Topit të Artë 2025” dhe i këndon
Në një konferencë për mediet, trajneri i PSG-së Luis Enrique është pyetur se cili do të jetë fituesi i “Topit të Artë 2025” dhe ai është përgjigjur duke kënduar. Enrique ka kënduar me emrin e sulmuesit të ekipit të tij Ousmane Dembele, duke e thënë qartë se vetëm ai e meriton “Topit të Artë 2025”. Kujtojmë se PSG fitoi çdo trofe në Francë, fitoi Champions League-n dhe Superkupën e Europës, me Dembele që ishte protagonist i padiskutuar me golat e tij. Ceremonia e “Topit të Artë 2025” do të mbahet nesër, 22 shtator, në orën 20:00 në Paris.