21 Shtator 2025
18:31
Telesport
Anis Mehmeti vazhdon të shkëlqejë nga java në javë me Bristol City-n dhe të shënojë gola. Mesfushori shqiptar ka shënuar golin e vetëm për Bristol City në humbjen 1-3 në shtëpi ndaj Oxford Utd.
Në fillim të pjesës së dytë, Mehmeti shënoi një supergol me një goditje klasi nga distanca, duke treguar edhe njëherë tjetër gjithë vlerat e tij. Me siguri që goli i Mehmetit është më i bukur i shënuar këtë javë në Championship.
Edhe pse goli i Mehmetit nuk ndihmoi Bristol City-n të merrte pike sot, duhet thënë se mesfushori shqiptar po përjeton momentin e tij më të mirë në karrierë.
24-vjeçari ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë dy asiste në 6 ndeshje në Championship për këtë sezon. Por, këto statistika dhe forma e shkëlqyer e Mehmetit ende nuk e kanë bindur Sylvonho-n për ta grumbulluar në Kombëtare.
SHIKOSUPERGOLINEMHEMTIT
