Superiore/ Dinamo-Bylis ndajnë pikët, Vora “zhyt” më keq Flamurtarin

Kategoria Superiore zbriti në fushë edhe këtë të dielë, për të zhvilluar disa nga ndeshjet e javës së katërt.
Sfida mes Dinamos dhe Bylisit, që u luajt në “Selman Stërmasi”, mbaroi me barazim pa gola.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, te dinamovitët provoi Dejvi Bregu, por pa rezultat.
Në fund të dyja skuadrat morën nga një pikë, pavarësisht rasteve.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Vora mundi 1-0 Flamurtarin, duke e thelluar më tej krizën e vlonjatëve që vuajnë në vend të parafundit.