Kumbulla fatkeq, Sorloth nuk është në terezi këtë sezon. Muriqi i heq fitoren Atletico-s (video)

Kumbulla fatkeq, Sorloth nuk është në terezi këtë sezon. Muriqi i heq fitoren Atletico-s (video)

21 Shtator 2025 18:13 Telesport Atletico Madrid nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Mallorca, sfidë e vlefshme për javën e katërt në La Liga. Për Mallorca-n e nisën titullar Marash Kumbulla dhe Vedat Muriqi, por për fatin e tij të keq mbrojtësi i Shqipërisë u dëmtua dhe u largua nga fusha në minutën e 36-të, në vend të tij Pablo Torre i ardhur nga Barcelona. “Colchoneros” patën shansin e artë për të kaluar në avantazh në minutën e 14-të, por Julian Alvarez gaboi nga penalltia. Goditja e argjentinasit u ndal në mënyrë të shkëlqyer nga portieri i Mallorca-s, Roman. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Minuat e fundit të pjesës së dytë ishin vërtet të zjarrta. Fillimisht,...