Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kufizimi i moshës për check up do të hiqet! Përjashtoheshin afro 252 mijë persona mbi 70 vjeç
Kufizimi i moshës për pensionistët që kryejnë kontrollin mjekësor bazë falas do të hiqet. Në programin e qeverisë së re, në pjesën për shëndetësinë, është planifikuar që të gjithë të moshuarit ta përfitojnë falas atë që njihet si check up. Aktualisht, kontrolli mjekësor bazë mund të kryhet vetëm nga personat e moshës nga 35 në 70 vjeç, duke përjashtuar të moshuarit mbi këtë moshë, të cilët kanë më shumë se dy diagnoza. Në Shqipëri numërohen afro 252 mijë të moshuar mbi 70 vjeç, të cilët janë të detyruar që kontrollin bazë mjekësor ta kryejnë në privat, pasi shteti nuk e mbulon këtë grupmoshë. Heqja e kufizimit të moshës për check up ka qenë një sugjerim i vazhdueshëm edhe i ekspertëve të shëndetësisë. Sipas tyre, kjo...