Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Torino nuk ia beson penalltinë Kristjan Asllanit dhe e humbet, Gjimshiti fiton në derbin shqiptar në Serinë A
Torino ka humbur ndaj Atalantës në shifrat 0-3 në Serinë A. Një pjesë e parë që vendosi gjithcka teksa ekipi nga Bergamo e shkatërroi kundërshtarin. Ndërkohë paraqitja e Kristjan Asllanit dhe Ardian Ismajlit ishte pozitive përpos kësaj humbje. Mbrojtësi shqiptar ndaloi çfarë mundi nga dëmet, ndërsa Asllani dhuroi disa pasime të gjata fantastike, që mbetën të pashfrytëzuara nga shokët e tij të ekipit. Gjithashtu në pjesën e dytë Torino fitoi një penallti e cila u humb nga Zapata dhe nuk iu besua Kristjan Asllanit. Një fitore që shkon për Berat Gjimshitin, me tre lojtarët e Shqipërisë që luajtën për 90 minuta në këtë takim. /Sport Ekspres/