21 Shtator 2025
16:43
Telesport
PSV-Ajax, e njohur ndryshe si “DeTopper”, dhuron spektakël, por në fund nuk ka fitues. Supersfida e luajtur në “Philips Stadion” ka përfunduar në barazim 2-2.
Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 6-të, ku një krosim perfekt i veteranit Ivan Perisic shfrytëzohet në mënyrë perfekte nga Ismael Saibari, mesfushori dërgon me kokë topin në rrjetë.
Në minutën e 28-të, Sergino Dest ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Oliver Edvardsen në kufijtë e zonës së rreptësisë, arbitri jep penallti. Kenneth Taylor tregohet i saktë nga 11-metrat dhe barazon shifrat 1-1.
Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. 10 minutat e fundit të pjesës së dytë ishin vërtet shumë të bukura. Në minutën e 81-të, Yarek Gasioroëski shënon me kokë pas krosimit të Muaro Junior. Në fund të kohës së rregullt, Ajax barazon shifrat 2-2. Një asist i mrekullueshëm i Taylor dhe Oscar Gloukh barazon shifrat 2-2.
Pas këtij barazimi, PSV renditet në vend të dytë me 13 pikë, Ajax në vend të tretë me 12 pikë. Vendi i parë mbahet nga Feyenoord me 15 pikë.
SHIKOGOLAT
