Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Kevin-Prince më tha se kishte pasur xhelozi për mua ndër vite”
21 Shtator 2025 10:17 Telesport Kur Jerome Boateng u përball me akuzat për ushtrimin e dhunës ndaj ish-partneres, Kevin-Prince Boateng (i vëllai) deklaroi publikisht se është distancuar prej tij, sepse nuk e pranonte dhunën ndaj femrave. Së fundmi, Jerome ka befasuar me një deklaratë. Ai tha se Kevin-Prince i ka kërkuar falje. “Vëllai më tha se prej shumë vitesh xhelozie ndaj meje, gjeti rrugën e hakmarrjes duke më poshtëruar publikisht. Ishte penduar. Fola me të dhe më tha se ishte nxituar”, u shpreh Jerome. Pse xhelozi? Sepse Jerome u bë kampion bote dhe pati sukses me Bayern, kurse Kevin-Prince ka qenë gjithnjë një “bad boy” tipik.