Bayern ka frikë nga Barcelona, nis “mësymjen” për kontratën e re me yllin e skuadrës

Bayern ka frikë nga Barcelona, nis “mësymjen” për kontratën e re me yllin e skuadrës

21 Shtator 2025 9:45 Telesport Bayern nuk humbet kohë. Kontrata aktuale e Harry Kane në Mynih skadon në 2027 dhe klubi nuk do që të rrezikojë ta lërë me një vit të mbetur në kontratë në fund të këtij sezoni. Mediat gjermane raportojnë se Max Eberl po punon për t’i ofruar një kontratë të re. Plani është që anglezi ta mbyllë karrierën në Mynih dhe të mos mendojë skenare si rikthimi në Premier League. Performancat e tij të deritanishme janë të shkëlqyera, aq sa ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës. Katalanasit e duan ish-yllin e Tottenham si pasues të veteranit Robert Lewandowski. Bayern e di këtë dhe po tenton të shmangë largimin.