Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Maresca: Plani ynë i lojës shkoi në kosh pas 5 minutash lojë, 10 kundër 10 ishte ndeshje tjetër
Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka mbetur i zhgënjyer nga humbja 1-2 që skuadra e tij pësoi të shtunën në Old Trafford ndaj Manchester United. Një karton i kuq i portierit Sanchez që në minutat e para detyroi londinezët të luanin me 10 lojtarë për 90 minuta. “Ishte shumë e vështirë sepse pas 3-4 minutash kartoni i kuq e ndryshoi plotësisht lojën. I gjithë plani ynë I lojës përfundoi në kosh. Pra, ishte shumë e komplikuar. Ishte një situatë që mund ta shmangim sepse i dinim këto lloj topash të gjatë për Sesko”, tha Maresca. “Kur je një lojtar më pak, bëhet plotësisht e vështirë dhe e ndryshoi lojën. Ata janë mësuar të sulmojnë me pesë lojtarë, kështu që në atë moment duhet të mbrohemi...