Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Wom Travel”: Deti i Shqipërisë, guida 2025 nga veriu në jug
“Janë shumë të pakta vendet në Evropë që kanë mbetur ende të paprekur dhe pothuajse të fshehtë, ku natyra mahnitëse takohet me çmime ende të përballueshme. Një prej tyre është Shqipëria, destinacioni që po fiton gjithnjë e më shumë zemrat e udhëtarëve”, kështu e nis artikullin e saj, prestigjozja italiane, “Wom Travel”. Pse të zgjidhni Shqipërinë për pushimet tuaja? Shpesh e quajtur “Karaibet e Europës”, Shqipëria ofron një përzierje unike: plazhe të virgjëra, ujëra të kristalta, mikpritje të ngrohtë, kuzhinë të shijshme dhe një trashëgimi të pasur historike e natyrore. Të gjitha këto e bëjnë vendin një destinacion tërheqës, ku mund të shijoni pushime ndryshe, larg komercializimit të tepruar. Bregdeti Adriatik, nga kufiri me Malin e Zi deri në Vlorë, është i mbushur me plazhe të...