“E dinim se do ishte ndeshje e vështirë ndaj Partizanit”, tekniku i Elbasanit: Kam skuadër me mentalitet fituesi, jam i bindur

“E dinim se do ishte ndeshje e vështirë ndaj Partizanit”, tekniku i Elbasanit: Kam skuadër me mentalitet fituesi, jam i bindur

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic analizoi fitoren 1-0 ndaj Partizanit. “Sot ishte një ndeshje shumë e vështirë. Partizani është ekip i mirë. Jam i kënaqur me pikët, pasi pas 4 javësh kemi 10 pikë dhe jemi në vendin e parë. Sot jam i kënaqur me vazhdimësinë, çunat treguan cilësi dhe kemi mentalitet fitues. Sot ishte fitore për besimin, sepse edhe kundër Egnatias, Dinamos, por edhe sot ishte ndeshje e vështirë dhe me ritëm. Këto ekipe ishin në Europë dhe kanë tjetër ritëm. Ne jemi skuadër e mirë dhe e fortë, tani jemi pak më të qetë. Për objektivat nuk flasim dot sepse është java e 4-t. Unë mendoj që kemi mentalitet fituesi. Kur ishim 0-1 dhe kur ishim një lojtar më shumë, mund të luanim...