U fut në minutat e fundit, Tudor zbulon pse Zhegrova nuk po luan ende si titullar

U fut në minutat e fundit, Tudor zbulon pse Zhegrova nuk po luan ende si titullar

20 Shtator 2025 22:24 Telesport Juventus barazoi në transfertë 1-1 ndaj Veronës në Serie A, ndeshje e vlefshme për javën e katërt. Ashtu si edhe në Champions League në barazimin spektakolar 4-4 ndaj Dortmundit, edhe sot Edon Zhegrova luajti vetëm në minutat e fundit. Sot u fut në fushë në minutën e 83-të në vend të Joao Mario. Pas ndeshjes, trajneri Igor Tudor ka zbuluar pse Zhegrova nuk po luan si titullar. “Edoni ende nuk është plotësisht në 100% e tij dhe duhet të punojë shumë për të qenë në gjendje të mirë për të bërë diferencën”, tha Tudor. Kujtojmë se Zhegrova gjysmën e dytë të sezonit të kaluar nuk luajti asnjë ndeshje për Lille-n, pas dëmtimit të rëndë që pësoi në dhjetor të vitit...