Milan bind ndaj Udinese-s, fitore e pastër e kuqezinjve. Rabiot jep asistin e parë, shkëlqen Pulisic (video)

Milan bind ndaj Udinese-s, fitore e pastër e kuqezinjve. Rabiot jep asistin e parë, shkëlqen Pulisic (video)

Milan ka mposhtur 0-3 Udinesen në transfertë, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme për javën e katërt të Serie A. Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 40-të. Pas një topi të kthyer nga portieri vendas, Christian Pulisic ndodhej në kohën dhe vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë. Ishte Pulisic fillimisht që pasoi për Estupinian, ky i fundit krosoi në zonë, topi u devijua nga lojtar i Udinese dhe u përplas te portieri Sava, aty gjendej Pulisic, i cili e dërgoi në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për kuqezinjtë. Pa kaluar një minutë nga fillimi i pjesës së dytë, Milan gjen direkt golin e dytë. Pulisic bën presion brenda zonës mbi Karlstrom, ky i fundit humb...