Nisje ëndrrash për Elbasanin, Egnatia mposht Tiranën dhe vihet në ndjekje të kreut

Nisje ëndrrash për Elbasanin, Egnatia mposht Tiranën dhe vihet në ndjekje të kreut

Nisje ëndrrash për Elbasanin. Verdhezinjtë kanë marrë fitoren e radhës në “Abissnet Superiore”. Këtë herë duke mposhtur Partizanin me rezultatin mininal 0-1. Ndeshja u vendos nga Bunjaku në minutën e 37. Tashmë verdhezinjtë kryesojnë tabelën e renditjes me 10 pikë në 4 javë të zhvilluara. Pas tyre në renditje vjen Egnatia me 3 pikë më pak. Kampionët në fuqi kanë mposhtur sot Tiranën me rezultatin 2-0. Buriçi zhbllokoi shifrat në minutën e 29, ndërsa më pas ishte Albaneze ai që në minutën e 48 vulosi rezultatin përfundimtar në 2-0./Sport Ekspres/