Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Bashkive, ka shprehur kritika të forta ndaj performancës së bashkive në ofrimin e shërbimeve themelore.
I ftuar në emisionin “Pro Business” në Tv Klan, ai tha se problemet kryesore të pushtetit vendor qëndrojnë në mënyrën e organizimit, pavarësisht rritjes së numrit të punonjësve, e cila nuk shndërrohet në shërbime më të mira për publiku. Dy shërbimet më problematike janë furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve, ku progresi është shumë i kufizuar.
Haxhimali e vlerëson situatën si shumë të dobët, duke theksuar mungesën e koncepteve moderne si ekonomia qarkulluese dhe ripërdorimi. Gjithashtu, menaxhimi i hapësirave publike dhe kontrolli i territorit mbeten probleme të pazgjidhura.
Haxhimali e mbështet ankesën e qytetarëve për mungesën e ujit, duke e quajtur të justifikuar. Problemi nuk është tarifa, por mungesa e shërbimit që nuk siguron as sasinë e duhur, as cilësinë e ujit.
“Shërbimet e ujësjellësve në Shqipëri kanë një borxh kolektiv prej 160 milionë euro. Gjatë një takimi të fundme, Kryeministri Rama njoftoi një nismë për krijimin e një Operatori Kombëtar për këtë sektor strategjik. Haxhimali e quan këtë një ndryshim të rëndësishëm që ha diskutime për një eventual kalim nga decentralizimi në centralizim”, tha Haxhimali.
Një raport i Institutit të Bashkive, me të dhëna nga Ministria e Financave, zbulon se 75-80% e buxhetit të bashkive shpenzohet për kosto administrative si paga dhe sigurime, duke lënë vetëm rreth 20% për investime. Haxhimali e quan këtë model të papranueshëm dhe thotë se duhet korrigjuar.
