Botërori i mundjes/ Prenga e Drazhi humbasin që në start dhe eliminohen nga turneu

Botërori i mundjes/ Prenga e Drazhi humbasin që në start dhe eliminohen nga turneu

20 Shtator 2025 18:58 Telesport Botërori i mundjes po shkon drejt fundit dhe përvec medaljes së argjendtë të fituar nga Chermen Valiev, për Shqipërinë nuk do të vijë asnjë medalje e dytë. Mundësit e fundit që garuan për ngjyrat kuqezi në këtë turne, Albina Drazhi dhe Gjete Prenga, u mundën që në sfidat e tyre të para, duke u eliminuar nga gara. Gjete Prenga garoi në peshën 67kg të stilit greko-romak dhe në përballjen e parë, atë ndaj neo-zelandezit Tsuchika Shimoyamadaa, u mund 0-9. Ndërsa Albina Drazhi garoi në peshën 68kg, ku përballë saj ishte Sophia Schaefle e Gjermanisë. Kjo e fundit fitoi 5-3, duke eliminuar mundësen kuqezi.