Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Daku nuk di të ndalet, gol nga jashtë zone në Rusi
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlin Daku, është në një formë fantasike këtë sezon, ku ka shënuar sërish në Premier League në Rusi. Daku gjeti rrugën e rrjetës për skuadrën e tij Rubin Kazan në minutën e 54-ët, duke ngushtuar shifrat në 2-1 ndaj Akron Togliatti. Për 27-vjeçarin shqiptar, ky është goli i tetë në nëntë ndeshjet e luajtura për këtë sezon.