Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
VIDEO/ Mirlind Daku shënon një nga golat më të bukur të karrierës, tund rrjetën për herë të 8 në kampionat
Mirlind Daku ka tundur rrjetën për të 8-n herë në 9 ndeshje të zhvilluara në kampionatin rus. Sulmuesi shqiptar ka krijuar një marrëdhënie të shkëlqyer me golin, teksa tashmë prin edhe listën e golashënuesëve më të mirë në Rusi. Daku ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 54-t kundër Akron Toliatit, duke ngushtuar shifrat në 2-1. Lojtari i Rubin Kazanit shmangu bukur kundërshtarin në afërsi të zonës dhe sapo është rrotulluar në krahun e tij të majtë ka shkarkuar të djathtën e tij potente. Gjuajtja e tij mjaft e fuqishme nuk i ka dhënë asnjë mundësi portierit për të reaguar. Një gol që padyshim mund të cilësoet si ndër më të bukurit në karrierën e tij./Sport Ekspres/