Plot me pushues plazhet në Shëngjin e Durrës/ Operatorët: Ka qenë një sezon në rritje

Plot me pushues plazhet në Shëngjin e Durrës/ Operatorët: Ka qenë një sezon në rritje

Ditët e ngrohta me diell kanë bërë që Shëngjini të vijojë të frekuentohet nga pushuesit edhe në vjeshtë. Janë të shumtë ata që zgjedhin të pushojnë në këtë periudhë pasi është më qetë. Operatorët turistikë thonë se numri i vizitorëve është më i lartë se viti që shkoi.  “Ka pasur një qëndrueshmëri të klientelës madje edhe në rritje krahasuar me vitet e tjera. Sezoni ka filluar pak më herët, që në muajin maj, po vazhdon edhe këto ditë të shtatorit me perspektivë për vazhduar edhe në ditët e para të tetorit. Pasi parashikohet që të jetë mot i mirë dhe premtues për të vazhduar turizmin bregdetar”, tha Vitor Maluta, operator turistik.  Më besnikët e këtij bregdeti janë shqiptarët e Kosovës  “Kanë qenë kryesisht turistë të Kosovës, të cilët janë m,e vendbanim në...