Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Amendament në Kongres nga ligjvënësi amerikan: SHBA të mbështesë hyrjen e Kosovës në NATO
Kongresmeni amerikan, Brian Mast, i cili është dhe kryetar i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme, ka paraqitur një amendament në Kongres në të cilin kërkohet mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Nga sa njoftoi Organizata “Albanians for America” me anë të këtij amendamenti të republikanit nga Florida, kërkohet po ashtu angazhim i shtuar i SHBA-së në Ballkan dhe një gjuhë e qartë në raport me rajonin. “Ky hap historik njeh rëndësinë strategjike të rajonit dhe përcakton prioritetet e qarta të politikës së SHBA-së”, theksohet aty. Dokumenti kërkon qartë: Mbështetje të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të ardhshëm në NATO Presion ndaj Serbisë për të reduktuar lidhjet me Rusinë dhe Kinën Ekspozim të bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë, Kinën dhe...