Janë luajtur takimet e javës së dytë të Superligës në volejboll për femra. Dinamo udhëheq e vetme renditjen me 6 pikë të plota, duke surprizuar, por një garë e fortë është pas “bluve” në renditje. Korabi e Teuta ende pa asnjë pikë.
Dinamo korri fitoren e dytë në kampionat, duke mundur në derbin kryeqytetas 3-0 Partizanin (25-15, 25-20, 25-23). Loja e Partizanit erdhi në rritje nga seti në set, por kjo s’mjaftoi për të mundur Dinamon, që udhëheq me pikë të plota.
Në Korcë, skuadra e Pogradecit fitoi 3-2 ndaj Skënderbeu pas më shumë se dy orësh lojë (25-18, 23-25, 25-15, 19-25, 15-9). Një ndeshje emocionuese deri në fund, ku të dyja ekipet dueluan për fitoren, që i buzëqeshi liqenoreve.
Pa problem fiton Vllaznia, që mundi 3-0 Korabin (25-18, 25-21, 25-14), duke tri pikët e para në kampion. Ndërsa në Durrës, ekipi i Tiranës fitoi 3-0 ndaj Teutës (25-14, 25-5, 25-19), duke ndarë vendin e dytë në renditje bashkë me Pogradecin.
Superliga-Femra, java e dytë
Dinamo – Partizani, 3-0
Skënderbeu – Pogradeci, 2-3
Korabi – Vllaznia, 0-3
Teuta – Tirana, 0-3
Renditja: Dinamo 6 pikë, Pogradeci 5 pikë, Tirana 5 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Vllaznia 3 pikë, Partizani 1 pikë, Teuta 0 pikë, Korabi 0 pikë.
Dinamo udhëheq e vetme Superligën pas vetëm dy javësh, Tirana e Pogradeci fitojnë jashtë fushe
