“Po përgatis ekipin që ta fitojmë takimin ndaj Egnatias”, Bordin: Tirana ime ka nevojë për përmirësim

“Po përgatis ekipin që ta fitojmë takimin ndaj Egnatias”, Bordin: Tirana ime ka nevojë për përmirësim

Tirana do të kërkojë të marrë fitore, në ndeshjen ndaj Egnatias në kampionat. Para sfidës ndaj rrogozhinasve, tekniku i bardhebluve, Bordin bëri vlerësimin e tij. “Egnatia është një skuadër shumë e fortë, ka një trajner që ka vite që është aty. Ka bërë disa ndryshime, sidomos në mesfushë, por ka marrë lojtarë po aq të fortë. Ndaj është një skuadër që luan për të fituar përsëri titullin! Hap pas hapi duhet të përmirësohemi! Të fokusohemi vetëm te një ndeshje, pasi ka ndryshim nga njëra te tjetra! Po përgatis ekipin që ta fitojmë takimin!” © BalkanWeb