Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë
Përmirësohet gjendja e tri motrave të mitura në Korçë, të helmuara nga karamelet me esencë kanabisi. Gjendja shëndetësore e tri motrave të moshës 3, 7 dhe 11-vjeçare, të cilat u shtruan pak ditë më parë në gjendje të rëndë pas konsumimit të disa karameleve që përmbanin substancën narkotike cannabis sativa, paraqitet dukshëm më e mirë. Burime nga shërbimi pediatrik i spitalit rajonal të Korçës konfirmojnë për A2CNN se vajzat 7 dhe 11-vjeçare ndodhen tashmë jashtë rrezikut dhe në gjendje të qëndrueshme. Ndërkohë, edhe motra më e vogël, vetëm 3 vjeçe, është stabilizuar, por vijon të mbahet nën kujdes të posaçëm nga mjekët e reanimacionit. Ngjarja tronditi opinionin publik, pasi tri të miturat, pjesë e së njëjtës familje, u dërguan me urgjencë në spital pas konsumimit...