Flick, “shigjetë plot helm” për Real Madridin: Prania në gala-në e “Topit të Artë” tregon respekt

Flick, “shigjetë plot helm” për Real Madridin: Prania në gala-në e “Topit të Artë” tregon respekt

20 Shtator 2025 13:32 Alfred Lleshi Në prag të ndeshjes ndaj Getafe, trajneri blaugrana, Hansi Flick, ka folur për disa çështje. Për ekipin dhe stilin e lojës: “Mua më intereson ekipi im. E dimë çfarë duhet të presim, më e rëndësishmja është se jemi stërvitur mirë. Na duhen këmbë të freskëta në fushë”. Për “Topin e Artë” dhe Yamal: “Mendoj se Lamine, një ditë do ta fitojë këtë çmim, por të jesh atje është respekt. Kushdo që e fiton, e meriton. Duhet të shkojmë në gala-në e çmimit, ta shijojmë momentin dhe të tregojmë respekt për fituesit. Kjo është shumë e rëndësishme”. Për Rashford: “Siç kam thënë më parë, ka fituar besim me këto dy gola. Stili ynë është gjithmonë me intensitet të lartë. Besoj te...