Akuza: Onana është një nga portierët më të dobët të historisë së Manchester United

10 Prill 2025

9:09

Telesport

Nemanja Matic, ish-mesfushori i Manchester United, ka përdorur tone të ashpra karshi portierit aktual të “djajve të kuq”, Andre Onana. Ai e ka konsideruar kamerunasin të padenjë për atë fanellë.
Matic, që aktualisht luan me Lyon, do të përballet me të shkuarën e tij. “I respektoj të gjithë, por Onana… përballemi me një nga portierët më të këqij në historinë e Manchester United. Duhet të bëjmë kujdes para se të flasim“, tha Matic.
Kjo deklaratë e Matic erdhi pas deklaratës së Onana që kishte thënë se Manchester United është një ekip më i mirë se Lyon. “Ne jemi më të mirë se ata, do t’i mundim”, tha Onana.
Më tej, portieri kamerunas reagoi pas deklaratës së Matic: “Të paktën unë kam ngritur trofe me klubin më të rëndësishëm në botë, të tjerët nuk mund të thonë të njëjtën gjë”.