Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Lotito sulmon Romën, Milanin dhe Interin për borxhet: Ato janë klube të zhytura në m*t
20 Shtator 2025 11:02 Alfred Lleshi Claudio Lotito, presidenti i Lazios, i është përgjigjur energjikisht thirrjes së një tifozi bardhekaltër, që ankohej për merkato të bllokuar dhe momentin kritik të skuadrës së zemrës: “Nëse do të doje të falimentonim si klub, më duhen tri minuta për të shpenzuar, sepse situata është kështu. Në këtë aspekt, Roma, Milani dhe Interi janë zhytur në m*t. Ne nuk kemi fituar titullin, por të paktën nuk jemi në mes të baltës”. Lotito përdori këtë rast për të theksuar forcën ekonomike të Lazios dhe dalluar klubin e tij nga problemet financiare që, sipas tij, godasin rivalët e mëdhenj italianë. Ai shtoi për merkaton: “Deri tani jemi klubi më i fortë nga ana ekonomike. Gabimi im ishte të mos bëja rritje kapitali...