Rashford e ka bërë për vete Barçën: Dua të qëndroj sa më gjatë të jetë e mundur

Rashford e ka bërë për vete Barçën: Dua të qëndroj sa më gjatë të jetë e mundur

20 Shtator 2025 8:07 Alfred Lleshi Marcus Rashford u rikthye në Angli si protagonist absolut. Sulmuesi anglez, i huazuar nga Manchester United, i dha Barcelonës fitoren 2-1 ndaj Newcastle me dopietën e tij vendimtare. Golat e tij, të shënuar brenda 9 minutash në pjesën e dytë, përcaktuan ndeshjen. Sidomos i dyti, një goditje nga distanca, i mahniti të gjithë në “St. James’ Park”. Pas ndeshjes, Rashford e bëri të qartë dëshirën e tij: “Sa sezone dua të kaloj te Barcelona? Sa më shumë të jetë e mundur. Duhet të fokusohem te puna ime dhe ta ndihmoj skuadrën në çdo mënyrë. Këtë sezon duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve”. Barcelona ka opsionin ta blejë për 26 milionë paund në fund të huazimit, kjo paraqitje forcon bindjen...