Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ngarkesa në stërvitje ‘ndal’ Kumbullën, në dyshim ndeshjet e radhës
Marash Kumbulla u rikthye sërish në kampionatin spanjoll gjatë merkatos së verës, por tashmë duke luajtur me fanellën e Majorkës. Mbrojtësi i Kombëtares, ka zënë një vend titullari në skuadrën e tij, por ditët e fundit gjërat nuk kanë shkuar mirë pasi një ngarkesë e madhe në stërvitje, i ka sjellë një dëmtim në kofshë. Mbrojtësi nuk është stërvitur ditën e djeshme me skuadrën e tij për shkak të këtij dëmtimi dhe ditët në vazhdim, do të shihet gjendja fizike para se të rrezikohet për ndonjë dëmtim më të rëndë. Kumbulla luajti sezonin e fundit me Espanjolin në Spanjë, duke u kthyer më pas te Roma pas huazimit e më vonë, firmosi me Majorkën, aty ku gjen Muriqin.