Asllani tregon zgjedhjen Torino: “Fillimisht isha i frikësuar sepse…”

Asllani tregon zgjedhjen Torino: “Fillimisht isha i frikësuar sepse…”

Kristjan Asllani beson se bëri zgjedhjen e duhur me kalimin te Torino, ndërsa iu tregoi italianëve se është shqiptar prandaj edhe po përfaqëson Shqipërinë në nivelin ndërkombëtar. Asllani padyshim është transferimi më interesant i Torinos në afatin e fundit kalimtar, ku befasoi të gjithë kur u largua nga Interi. I pyetur se pse zgjodhi Torinon, mesfushori shqiptar deklaroi se i beson plotësisht projektit prandaj edhe ishte zgjedhje e duhur. “Sinqerisht doja të vija te Torino sepse besoja në këtë projekt. Më donin vërtetë, prandaj ishte zgjedhje e lehtë. Sigurisht ditët e fundit ishin stresuese sepse isha te Interi dhe kisha shumë oferta”. “Fillimisht, isha i frikësuar për t’u larguar menjëherë sepse doja një projekt që do të më ndihmonte. Kisha shumë oferta, por jam i...