Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Vazhdon lufta mes Murinjos dhe Fenerbahçes, presidenti i klubit turk: Me të u përkeqësuan të gjithë lojtarët
Lufta e hapur mes Zhoze Murinjos dhe ish-klubit të tij, Fenerbahçes, duket se nuk njeh fund. Palët kanë shkëmbyer akuza e batuta gjatë ditëve të fundit dhe gjithçka është përkeqësuar ndjeshëm pasi Murinjo firmosi për Benfikën, ekipin që eliminoi skuadrën turke nga Liga e Kampioneve. Në prezantimin e tij, Murinjo e shtoi dozën e akuzave, duke deklaruar se kishte gabuar duke shkuar te Fenerbahçe “pasi nuk ishte në lartësinë e tij” dhe se e “kishte kuptuar gabimin” duke u kthyer te Benfika që ishte klub i një niveli të lartë. Presidenti i klubit turk, Ali Koç, nuk ka vonuar t’i përgjigjet trajnerit portugez. “Largimi i Murinjos ishte i vështirë, pasi ishte si një anëtar i familjes. Por të thotë që ardhja këtu ishte gabim, është...