Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“I ndarë nga partnerja, por jo nga kredia”, kush e merr shtëpinë pas divorcit?
“Ligji i rrugës” është rubrika me avokaten Margarita Kola në programin “Rudina” në Tv Klan që trajton problemet e jetës së përditshme të qytetarëve, të cilat jo gjithmonë gjejnë zgjidhje ligjore. Këtë herë, një mesazh i një zotërie ka mbërritur në redaksinë e emisionit duke kërkuar një përgjigje për situatën e tij. Ai është divorcuar nga bashkëshortja, por vazhdojnë të paguajnë detyrimet e kredisë për shtëpinë. Zotëria thotë se ai ka paguar më shumë para dhe do që ta mbajë shtëpinë, e jo ta shesë siç i thotë ish-gruaja. “Përshëndetje Rudina, përshëndetje edhe avokates në studio. Jam një burrë 35 vjeç dhe para 4 vitesh së bashku me ish-partneren time, me të cilën kemi 5 muaj që jemi ndarë, kemi marrë me kredi një shtëpi...