Panik në sfidën Pogradeci-Skënderbeu, mbrojtësi goditet në kokë, ambulanca hyn në fushë

Panik në sfidën Pogradeci-Skënderbeu, mbrojtësi goditet në kokë, ambulanca hyn në fushë

Ankth dhe panik në fund të ndeshjes Pogradeci-Skënderbeu, në Kategorinë e Parë. Mbrojtësi i korçarëve, Klevis Shaqe u transportua në spital me ambulancë, për shkak të një goditje të marrë në kokë. Pas një dueli në zonë, mbrojtësi përfundoi i shtrirë në fushë. Mjekët ndërhynë menjëherë dhe lojtari u transportua me urgjencë në spital, për vizitë të specializuar.