Skënderbeu fiton në shtesë, Laçi e Burreli nga tri pikë, Besa humb kontaktet me kreun

Skënderbeu fiton në shtesë, Laçi e Burreli nga tri pikë, Besa humb kontaktet me kreun

Danladi- Shaqe përplajse e frikshme në Pogradeci- Skënderbeu, ambulanca në fushë. Derbi juglindor luajtur në “Gjorgji Kyçyku” ndërmjet Pogradecit dhe fqinjëve të Skënderbeut dhuroi spektakël të madh në fushë dhe prodhoi vetëm një gol në kohën shtesë shënuar nga Tajo. Fitoi Skënderbeu duke ruajtur vendin e parë në renditje. Në kohën shtesë pati një përplasje Danladi- Shaqe. Panik i madh kryesisht për mbrojtësin korçar, ambulanca i dërgon në spital. Ndërkohë në “Liri Ballabani” ballfaqimi interesant e me pritshmëri të lartë Burreli vendas mposhti Besën me përmbysje 2-1. Sakaq, Laçi pritës në Peshkopi në takimin me Korabin arriti të fitojë pastër 2-0 duke ruajtur hapin me korçarët me të cilët do të luajë javën e 5-të në stadiumin “Skënderbeu”. Java do të kompletohet nesër (e shtunë)...