Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, drejtuesit europianë vlerësojnë FSHF-në & Presidentin Duka për organizimin
Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s i kanë dërguar letra falënderimi Presidentit Armand Duka, pas organizimit të suksesshëm dhe historik të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë. Në letrat e tyre, drejtuesit e federatave europiane vlerësojnë veçanërisht punën dhe angazhimin e Federatës së Futbollit, duke e cilësuar organizimin si të shkëlqyer dhe mikpritjen si të jashtëzakonshme. Ata theksojnë se FSHF tregoi standarde të larta profesionalizmi dhe përkushtimi, duke lënë përshtypje shumë pozitive tek të gjithë pjesëmarrësit. Mes personaliteteve që kanë dërguar letra falënderimi spikasin Presidenti i Federatës Franceze, Philippe Diallo, Presidenti i Federatës Çeke, Petr Fousek dhe Presidenti i Federatës së Izraelit, Moshe Zuares, të cilët kanë shprehur vlerësim të veçantë për organizimin e FSHF-së. Gjithashtu, Presidentja e Federatës Angleze, Debbie Hewitt, Presidenti...