FOTO/ Rashford bën “luanin” në Angli, “kafshon” Newcastle me 2 gola, Flick: Është lojtar fantastik

FOTO/ Rashford bën “luanin” në Angli, “kafshon” Newcastle me 2 gola, Flick: Është lojtar fantastik

Në tokën e tij, në Angli, Marcus Rashford shpërthen me një “dopietë”. “Bomberi” i “Tre Luanëve” zhvilloi një ndeshje fantastike përballë Newcastle duke udhëhequr Barcelonën në një fitore të madhe 2-1, një trepikësh i artë që i jep një bonus të rëndësishëm ekipit të Hansi Flick. Kjo nuk ishte një transfertë e lehtë dhe u pa qartë që në fillim, me “qymyrxhinjtë” që shtynë drejt sulmit që në start. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, në fraksionin e dytë, Rashford me një goditje të saktë me kohë brenda në zonë kaloi Barcelonën në avantazh. I gjendur shpesh në akuzë, për mos përshtatje te Barça, Rashford heshti të gjithë kritikët me një super gol në minutën e 67-të, një predhë e...