Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Iu sekuestrohen pasuritë, dy nga motrat e Maradonës akuzohen për mashtrim komercial
19 Shtator 2025 11:27 Alfred Lleshi Në Argjentinë, dy motrat e Maradonës, Rita Mabel dhe Claudia Norma, akuzohen për mashtrim tregtar. Pas gjykimit, pasuritë e tyre janë vendosur nën sekuestro për menaxhimin e dyshuar të markës “Diego Maradona”. Vendimi u mor nga gjykatësit Ignacio Rodríguez Varela, Hernán López dhe Julio Marcelo Luciani, pas padive të vajzave të Maradonës, Dalma e Gianinna. Për secilën motër është vendosur sekuestro prej rreth dy miliardë pesos (më shumë se 1.15 milionë euro), po ashtu për avokatin e Maradonës, Matías Morla, dhe ndihmësin e tij Maximiliano Pomargo. Të gjithë akuzohen për dëmtimin e trashëgimtarëve ligjorë përmes operacioneve të lidhura me kompaninë “Sattvica S.A.”, e kontrolluar nga Morla dhe motrat e Maradonës. Akuza lidhet me të drejtat tregtare, imazhin dhe pronësinë intelektuale të...