Zhegrova i bëri tifozët e Juventusit të dashurohen me të në vetëm… 10 minuta

Zhegrova i bëri tifozët e Juventusit të dashurohen me të në vetëm… 10 minuta

19 Shtator 2025 11:36 Alfred Lleshi I aktivizuar në minutën e 87-të të ndeshjes Juventus-Borussia Dortmund, edhe si surprizë, pasi dukej se nuk do të ishte as i grumbulluar, Zhegrova dha asistin për golin e barazimit 4-4 në minutën e 96-të, pas një driblimi. Gjithashtu shërbeu për golin e Kelly. Pas një sezoni të vështirë me pubalgji, kosovari po kërkon formën më të mirë. Përparimet fizike të papritura e bënë të mundur grumbullimin e tij nga Igor Tudor, jo thjesht për numër, por për të qenë i gatshëm, nëse loja do ta kërkonte. Pritet që ai të ketë më shumë minuta ndaj Veronës, ndërsa starti si titullar i menjëhershëm duket i rrezikshëm. Për Zhegrovën, rikthimi i vazhdueshëm në fushë, pas muajsh të vështirë, është fitore....