Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Ramos aspiron të kthehet si këngëtar në “Santiago Bernabéu”, ka gati spektaklin madhështor
Sergio Ramos, mbrojtësi aktual i skuadrës meksikane Rayados de Monterrey, një nga qendërmbrojtësit më të mëdhenj në historinë e Real Madridit, publikoi në fillim të shtatorit këngën “Cibeles”, ku nuk mungojnë edhe disa thumbime në adresë të Florentino Pérez. Futbollisti 39-vjeçar rrëfeu për agjencinë EFE se ëndërron të ngjitet si këngëtar në skenën e “Santiago Bernabéu”: “Shpresoj që një ditë të kem mundësinë të them ‘uaaa’, të shpall një koncert në ‘Bernabéu’, një ‘show’ që të jetë diçka e jashtëzakonshme. E kam pothuajse të menduar në detaje”. Ramos shtoi se gjithçka duhet të vijë me hapa të vegjël: “Së pari duhet të publikoj më tepër muzikë, që njerëzit të më njohin në këtë formë. Më pas ta ndaj me ta edhe ‘live’ në skenë”. Ramos tregoi...