Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gruaja denoncon në polici: Nipi ka tentuar të më vrasë
Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Mitrovicën e Jugut. Sipas Policisë së Kosovës, një grua ka njoftuar autoritetet se nipi i saj ka tentuar t’ia marrë jetën. Incidenti ka ndodhur më 18 shtator 2025, rreth orës 09:00 të mëngjesit. “Ankuesja, femër kosovare, ka raportuar se nipi i saj, i dyshuari mashkull kosovar, kishte tentuar ta privojë nga jeta. Pas rastit, i dyshuari është dërguar nga familjarët për trajtim në repartin e neuropsikiatrisë”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë, e lënduara është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e rastit.