18 Shtator 2025
21:40
Telesport
Në Lisbon, Sporting përballet me Kairat Alamty, që debuton për herë të parë në Champions League për fazën e grupeve.
Në minutën e 20-të, kolumbiani Luiz Suarez “vodhi” me stil dhe meritë një penallti, pasi u pengua nga kundërshtari brenda zonës.
Nga pika e bardhë e penalltisë, Morten Hjulmand gabon dhe humb shansin e madh për të kaluar Sporting-un në avantazh. Goditja e danezit u prit në mënyrë aspak të zakontë nga portieri i Kairat, Serkhan Kalmyrza.
Edhe pse u hodh në krahun e kundërt të goditjes nga Hjulmand, 18-vjeçari ndali topin me këmbë, duke mos e lejuar atë futej në rrjetë. Kujtojmë që për Serkhan Kalmyrza kjo është ndeshja e tij e parë në Champions League, gjithmonë përsa i përket fazës së grupeve.
SHIKOPENALLTINE
