Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Benfika në fushatë zgjedhje, Rui Kosta luajti kartën Murinjo
Emërimi i Zhoze Mourinos te Benfika ishte lajmi i pasdites së sotme në mediat sportive anembanë botës. Ai ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027. Por një detaj ra në sy në deklaratën zyrtare, e cila specifikon se palët mund të ndahen pa penalizim brenda 10 ditëve nga ndeshja e fundit e këtij sezoni, duke i dhënë fund marrëdhënies së tyre një vit më herët. Benfika është aktualisht në mes të një fushate zgjedhore, dhe Special One ishte karta që Rui Kosta, një kandidat për rizgjedhje teksa vendosi të luante pikërisht në këto momente. Dy vitet e fundit sigurisht që nuk kanë qenë më të mirat për ekipin, i cili pa rivalët e tij Sporting të triumfonte në kampionat. Sezonin e kaluar ‘Shqiponjat’ fituan...