Club Brugge me fitore spektakolare ndaj Monaco-s, Leverkusen “ngjallet” në fund

Club Brugge me fitore spektakolare ndaj Monaco-s, Leverkusen “ngjallet” në fund

Kanë përfunduar dy takimet e para për sot për në Champions League. Club Brugge mposhti 4-1 Monaco-n. Francezët humbën shansin e artë për të kaluar të parët në avantazh në minutën e 10-të, por Maghnes Akliouche gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Goli i parë i vendasve do të vinte në minutën e 32-të, pas një aksioni të gjatë dhe me disa pasime, Nicolò Tresoldi dërgoi topin në rrjetë. Një gol i ngjashëm me ato që shënon Man. City i Guardiolës, që vijnë pas disa pasimesh rresht. Në minutën e 39-të, Raphael Onyedika do të shënonte golin e dytë për Club Brugge, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Hans Vanaken shënoi golin e tretë për belgët në minutën e 43-të. Pjesa...