Mesi eviton kthimin te Barça, gati kontrata e re me Inter

Mesi eviton kthimin te Barça, gati kontrata e re me Inter

Lionel Mesi është gati të rinovojë kontratën e tij me Inter Majemi, duke e bërë praktikisht qëndrimin e tij në Florida të fundit të karrierës së tij të jashtëzakonshme. Negociatat janë në një fazë të avancuar, me të dyja palët e vendosura për ta përfunduar marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur. Është e mundur që marrëveshja e re të përfshijë edhe një rol në klub pasi kampioni i botës me Argjentinën të varë këpucët në ‘gozhdë’. Në fund sipas asaj që raporton ESPN, pasi marrëveshja të ratifikohet, ajo do t’i dërgohet Major League Soccer për miratim përfundimtar. Vazhdo leximin