Renditja e FIFA-s, Shqipëria kapërcen dy vende, Kosova katër

18 Shtator 2025

18:05

Telesport

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit është përmirësuar me dy pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Fitoret në ndeshjet e shtatorit ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë kanë bërë që kuqezinjtë të shkojnë nga vendi i 68-të në të 66-tën.
Ekipi i trajnerit Sylvinho mundi 0-1 Gjibraltarin në miqësore, ndërsa fitoi me po të njëjtin rezultat ndaj Letonisë në përballjen kualifikuese të Botërorit.
Edhe Kosova ka bërë përparime. Në renditjen e FIFA-s, “Dardanët” e shikojnë veten në vendin e 91-të, 4 pozicione më lart se më parë.