Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Dëshmimi i Paul Williamsit: Çfarë tregoi në Gjykatën Speciale?
Paul Williams, që ishte këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, ka përfunduar dëshminë dyditore para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ku foli për rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rambuje, pozitën e Hashim Thaçit në delegacion dhe procesin e vendimmarrjes brenda strukturave të UÇK-së. Williams ishte dëshmitari i dytë i mbrojtjes të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili së bashku me dy ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli dhe ish-deputetin, Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të katër ish-eprorët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm. Gjatë ditës së dytë të dëshmisë, Williams iu përgjigj pyetjeve të trupit gjykues. Ai tha se delegacioni i Kosovës në Rambuje kishte rreth 16 anëtarë, duke përmendur...