Saranda edhe në vjeshtë destinacion i kroçerave, “Seabourn Encore” sjell 597 turistë

Saranda edhe në vjeshtë destinacion i kroçerave, “Seabourn Encore” sjell 597 turistë

Në këto ditë të para vjeshte, ku temperaturat i ngjajnë atyre të verës, në portin e Sarandës mbërriti një tjetër kroçerë. “Seabourn Encore”, një anije luksoze e kompanisë “Seabourn”, e njohur për shërbimin e saj të nivelit të lartë, ofron udhëtime në destinacione të ndryshme në botë, duke përfshirë Mesdheun, Deti i Zi, Karaibet dhe më gjerë. Porti i Sarandës bën të ditur për ATSH-në se “kroçera u ankorua orët e para të mëngjesit në port dhe në bordin e saj ndodhen 597 turistë të kombësive të ndryshme, kryesisht amerikanë, australianë, anglezë dhe kanadezë”. Sipas portit, kroçera vjen për herë të dytë gjatë këtij sezoni turistik në Sarandë, pasi për herë të parë erdhi në muajin prill dhe kishte në bord 600 turistë nga vende...