Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Akanji i sinqertë: Ajo pritje e Sommer ishte përcaktuese, na dha fitoren ndaj Ajax
18 Shtator 2025 12:45 Alfred Lleshi Pas fitores 2-0 ndaj Ajax-it në Amsterdam, Manuel Akanji foli për kanalet e UEFA-s: “Jemi shumë të lumtur për këtë fillim. E mbajtëm portën të paprekur dhe shënuam dy gola nga goditjet standarde. Jemi stërvitur te këndoret, shoh me kënaqësi që goditjet standarte po japin rezultat. Përmes tyre mund t’i fitojmë ndeshjet”. Mbrojtësi zikaltër vlerësoi pritjen vendimtare të Sommer ndaj Mika Godts: “Nëse ai top do të hynte në rrjetë rezultati do të ishte 1-0, ndeshja do të bëhej shumë më e vështirë. Yann na ndihmoi shumë dhe jam i lumtur për të. Ishte shumë e rëndësishme që nuk pësuam gol, sepse kjo iu jep besim sulmuesve për të bërë punën e tyre”.