Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
CHAMPIONS LEAGUE: Debutim me nga një pikë për Bodo/Glimt dhe Pafos
17 Shtator 2025 20:43 Telesport Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot për në Champions League. Në “Fortuna Arena” në Prage, Slavia shpërdoroi avantazhin e dyfishtë dhe barazoi 2-2 ndaj Bodo/Glimt. Për çekët shënoi Youssoupha Mbodji në secilën pjesë nga një gol, ndërsa për norvegjezët ngushtoi fillimisht shifrat Daniel Bassi në minutën e 78-të. Vlen për t’u përmendur se kur rezultati ishte 1-0, Bodo/Glimt pati shansin e artë për të barazuar shifrat, por Kasper Hogh gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Goli i barazimit erdhi në minutën e 90-të me Sondre Fet. Rezultati final 2-2. Slavia Prague shpërdoron avantazhin e dyfishtë, Bodo/Glimt debuton me 1 pikë në grupet e Champions League. Në Pire, Olimpiacos barazoi pa gola me Pafos. Qipriotët debutojnë kështu me...